SHBA ka qenë në kontakt me Izraelin për përgjigjen e mundshme ndaj sulmit raketor të Iranit, tha sonte zëvendës zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.
"Ne po flasim me ta për përgjigjen e tyre... Por ju e dini, unë sigurisht mendoj se çdo përgjigje nga Izraeli ndaj Iranit, ju e dini, ne do të jemi pjesë e atyre diskutimeve," u tha Singh gazetarëve pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ajo tha se "detajimi" i objektivave të mundshëm nga podiumi i Pentagonit "nuk është i dobishëm".
Singh tha se SHBA do të vazhdojë të angazhohet me Izraelin.
Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë një luftë më të gjerë rajonale, tha ajo. "Dhe ne definitivisht nuk shohim konflikt me asnjë vend apo grup, që përfshin Iranin."
Kur u pyet nëse beson se një sulm izraelit ndaj Iranit është "i afërt", Singh tha: "Ne po vazhdojmë të konsultohemi në lidhje me diçka të afërt që mbetet për t'u parë".
Në një deklaratë nga misioni iranian në OKB në Nju Jork thuhet se "nëse ndonjë vend ofron ndihmë për agresorin, ai do të konsiderohet gjithashtu një bashkëpunëtor dhe një objektiv legjitim”.