Mbi 3 100 fluturime në të gjithë territorin amerikan janë anuluar, ndërkohë që mbi 10 400 fluturime të tjera janë vonuar nga stuhitë që kanë prekur SHBA-në, të quajtura ndryshe ”snowmaggedon”, dhe që po përfshijnë të gjithë vendin, sipas CNN.
”Mbi 650 000 banorë janë pa energji elektrike për shkak të motit të keq dhe nga këta 100 000 në Xhorxhia, 70 000 në Teksas, 70 000 në Konektikat, 50 000 në Karolinën e Jugut dhe 45 000 në veri të Nju Jorkut”, shton CNN.
Temperaturat e ngrirjes priten të arrijnë (minus 20 gradë Celsius) në disa zona malore të Wyoming.
Erërat e forta, reshjet e shumta të borës dhe i ftohti do të sjellin temperatura të ngrirjes gjatë Krishtlindjeve për miliona njerëz, ndoshta temperaturat më të ftohta në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar shumë shqetësime.