Forcat amerikane dhe britanike kanë kryer sulme ajrore dhe detare ndaj objektivave ushtarake të grupit rebel Huthi në Jemen si përgjigje ndaj sulmeve të tyre kundër anijeve tregtare amerikane dhe ndërkombëtare në Detin e Kuq, tha Komanda Qendrore e ShBA-së (CENTCOM).
Sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Britanisë nisën vonë më 11 janar dhe u kryen me mbështetjen e Australisë, Kanadasë, Holandës dhe Bahreinit, tha CENTCOM në një deklaratë në platformen X.
Zëdhënësi ushtarak i Houtht, gjenerali Yahya Saree, në një fjalim të regjistruar, tha se 73 sulme goditën pesë rajone të Jemenit nën kontrollin e tyre, duke vrarë pesë persona dhe plagosur gjashtë të tjerë. Ai nuk dha detaje se kush mbeti i vdekur.
“Armiku amerikan dhe britanik mban përgjegjësi të plotë për agresionin e tij kriminal kundër popullit tonë jemenas dhe ai nuk do të mbetet pa përgjigje dhe pa u ndëshkuar”, tha Saree.
Presidenti amerikan, Joe Biden tha se sulmet kishin për qëllim të demonstronin se SHBA-ja dhe aleatët e saj "nuk do të tolerojnë" sulmet e pandërprera të grupit militant në Detin e Kuq. Dhe ai tha se ata e bënë këtë veprim vetëm pas përpjekjeve për negociata diplomatike dhe diskutime të kujdesshme.
"Sot, në drejtimin tim, forcat ushtarake të SHBA-së - së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës - kryen me sukses sulme kundër një numri objektivash në Jemen të përdorura nga rebelët Huthi për të rrezikuar lirinë e lundrimi në një nga rrugët ujore më vitale në botë”, tha Biden në një deklaratë.
Ai vuri në dukje se sulmet rrezikuan personelin amerikan, marinarët civilë e tregtinë dhe shtoi: "Unë nuk do të hezitoj të drejtoj masa të mëtejshme për të mbrojtur popullin tonë dhe rrjedhën e lirë të tregtisë ndërkombëtare sipas nevojës".
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, i cili është ende i shtruar në spital pas komplikimeve të operacionit, tha në një deklaratë se sulmet kishin për qëllim dronët Huthi, raketat balistike dhe të lundrimit, si dhe radarët bregdetar dhe aftësitë e mbikëqyrjes ajrore.
“Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga komuniteti ndërkombëtar, Huthit kanë vazhduar të kryejnë sulme në Detin e Kuq”, tha Sunak në një deklaratë.
"Prandaj ne kemi ndërmarrë veprime të kufizuara, të nevojshme dhe proporcionale në vetëmbrojtje, së bashku me Shtetet e Bashkuara...për të degraduar aftësitë ushtarake Huthi dhe për të mbrojtur anijet globale," tha ai.
Shtëpia e Bardhë tha se më shumë se 2.000 anije ishin detyruar të bënin devijime prej mijëra kilometrash për të shmangur Detin e Kuq për shkak të akteve të rebelëve Huthi që prekën më shumë se 50 vende. Gjithashtu tha se ekuipazhet nga më shumë se 20 vende ose u morën peng ose u kërcënuan nga grabitësit Huthi.
Huthit kanë thënë se synimi i tyre i lundrimit në Detin e Kuq ka për qëllim të tregojë mbështetjen e grupit për palestinezët dhe Hamasin - grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evorpian.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmet ushtarake të kryera këtë mëngjes nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar në disa qytete në Jemen”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kannani në një postim në Telegram.
"Këto veprime arbitrare janë një shkelje e qartë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Jemenit dhe një shkelje e ligjeve dhe rregulloreve ndërkombëtare. Këto sulme do të kontribuojnë vetëm në pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë në rajon," shtoi ai.
Zëdhënësi i rebelëve Houthi, Yahya Saree, në një fjalim të regjistruar, tha se 73 sulme goditën pesë rajone të Jemenit nën kontrollin e tyre, duke vrarë pesë persona dhe plagosur gjashtë të tjerë. Ai nuk dha detaje se kush mbeti i vdekur.
“Armiku amerikan dhe britanik mban përgjegjësi të plotë për agresionin e tij kriminal kundër popullit tonë jemenas dhe ai nuk do të mbetet pa përgjigje dhe pa u ndëshkuar”, tha Saree.
Mohammed Abdul-Salam, kryenegociatori dhe zëdhënësi i rebelëve Huthi, tha se SHBA-ja dhe Britania “kanë kryer marrëzi me këtë agresion”.
"Ata e kishin gabim nëse mendonin se do ta pengonin Jemenin të mbështesë Palestinën dhe Gazën," shkroi ai në internet.
Në Sada, që është bastion i rebelëve Huthi në veriperëndim të Jemenit, qindra njerëz u mblodhën të premten. Turma thërriste disa herë sloganin Huthi: “Zoti është më i madhi; vdekje për Amerikën; vdekje Izraelit; mallkoni hebrenjtë; fitore Islamit”. /rel/