ShBA ishte bërë me hymn kombëtar para 95 vjetësh
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
ShBA ishte bërë me hymn kombëtar para 95 vjetësh
SHBA
Foto Arkiv
03/03/2026 - 07:19
Linku u kopjua

Më 3 mars të vitit 1931 një akt i Kongresit shpalli këngën “The Star Spangled Banner” hymn kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Kënga ishte tepër e dëgjuar për shumë dekada me rradhë para se të merrte këtë status. Teksti i saj ishte shkruar nga Francis Scott Key gjatë luftës së vitit 1812 gjatë bombardimeve britanike të kështjellës Fort McHenry në Baltimorë të shtetit Maryland.

Autori i tekstit ishte vete dëshmitar i bombardimeve. Mëngjesin pas sulmit Key u frymëzua kur pa flamurin me 15 yje të valvitej ende mbi fortesë.

Flamuri tregonte se fortesa nuk ishte dorëzuar dhe se ishte e gatshme të vazhdonte qëndresën. Flota britanike më pas u largua duke i dhënë kështu fund rrezikut për Baltimorën.

Fjalët e poemës së zotit Key u kombinuan më vonë me muzikën e një kënge britanike që ishte shumë e dëgjuar më Shtetet e Bashkuara duke krijuar kështu atë që tani është hymni kombëtar amerikan./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026