Një stuhi masive po godet disa pjesë të Kalifornisë dhe Nevadës në Shtetet e Bashkuara perëndimore.
Stuhia e borës ka mbyllur rrugët kryesore, ka mbyllur vendpushimet e skive dhe ka lënë dhjetëra mijëra shtëpi pa energji elektrike, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Njerëzit janë paralajmëruar për një "rrezik të lartë deri në ekstrem orteku" atje, duke përfshirë zonën më të madhe të Liqenit Tahoe.
Një hartë e ndërprerjeve të energjisë elektrike tregon më shumë se 33.000 njerëz në Nevada dhe gati 24.000 në Kaliforni pa energji elektrike.
Deri në 3 metra borë pritej në lartësi më të larta, tha të shtunën një meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së, gje qe mund të krijojë "shqetësim kërcënues për jetën" për njerëzit që jetojnë pranë liqenit Tahoe.
Parku Kombëtar Yosemite u mbyll të premten dhe vizitorëve iu kërkua të largoheshin deri në mesditë. Parku do të qëndrojë I mbyllur të paktën deri të dielën pasdite, dhe mundësisht edhe më gjatë në varësi të kushteve të motit.