SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, në shënjestër raketat, dronët dhe mbrojtja ajrore
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, në shënjestër raketat, dronët dhe mbrojtja ajrore
ewrfwerf
23/07/2026 - 10:31
Linku u kopjua

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) ka njoftuar se ka përfunduar një raund tjetër sulmesh ndaj objektivave ushtarake iraniane, duke shënuar natën e 12-të radhazi të operacioneve.

Sipas njoftimit të CENTCOM-it, sulmet janë kryer në orën 22:30 sipas kohës lindore të SHBA-së më 22 korrik dhe kanë pasur në shënjestër kapacitete detare, objekte për ruajtjen e raketave dhe dronëve, pika të vëzhgimit bregdetar, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore të Iranit.

CENTCOM thekson se këto goditje synojnë të dobësojnë më tej aftësinë e Iranit për të kryer sulme ndaj marinarëve civilë dhe anijeve tregtare në rajon.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë këtij muaji forcat amerikane kanë goditur dhjetëra objekte ushtarake iraniane në tokë dhe kanë rifilluar bllokadën detare kundër Iranit. Sipas njoftimit, deri më tani janë ridrejtuar nëntë anije tregtare dhe është çaktivizuar një tjetër për të penguar hyrjen ose daljen e anijeve nga portet iraniane.

CENTCOM njofton gjithashtu se mbi 50 mijë pjesëtarë të forcave amerikane vazhdojnë të jenë të dislokuar në Lindjen e Mesme dhe mbeten në gatishmëri të lartë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026