Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi të enjten se ka mbyllur disa faqe interneti që përdoreshin nga Irani për “operacione psikologjike”, për të synuar kritikët e regjimit dhe për të shpërndarë propagandë terroriste.
Sipas Departamentit të Drejtësisë, Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë përdorte këto faqe për të postuar të dhëna të vjedhura gjatë sulmeve kibernetike, përfshirë Shqipërinë disa kohë më parë, dhe për të nxitur vrasjen e gazetarëve, disidentëve dhe personave izraelitë, shkruan CNN.
Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi paralajmëroi: “Propaganda terroriste online mund të nxisë dhunë në botën reale”, ndërsa drejtori i FBI-së, Kash Patel, shtoi: “FBI do të ndjekë çdo aktor pas këtyre kërcënimeve dhe sulmeve kibernetike dhe do të përdorë të gjithë fuqinë e ligjit amerikan kundër tyre.”
“Aktorët e këtyre faqeve drejtonin kërcënime online ndaj individëve që kritikuan publikisht qeverinë iraniane,” thuhet në deklaratën e Departamentit. Qëllimi i këtyre fushatave ishte të “pengonin raportimin e pavarur” dhe të krijonin frikë tek anëtarët e diasporës iraniane kritikë ndaj regjimit.