Shaw kërcënon Spanjën: Trofeun e marrim ne në shtëpi
Lexohet për: 2 min.
Luke Shaw
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbrojtësi i krahut të Kombëtares së Anglisë, Luke Shaw thotë se Anglia do të bëjë gjithçka për ta marrë trofeun e kampionit të Evropës në shtëpi pas finales së sotme kundër Spanjës.

Ylli i Mançester Junajtid do të startojë për “Tre Luanët” kundër Spanjës në një ndryshim të papritur në formacionin fillestar.

“Ajo histori nuk ka rëndësi, ne tani kemi një ndeshje më shumë dhe duhet të bëjmë gjithçka për ta sjellë atë trofe në shtëpi. Ne kemi ende një lojë për të bërë, por sigurisht që jam shumë i lumtur dhe i privilegjuar që do jem atje në fushë dhe padyshim që kam arritur në një tjetër finale të Euros”, tha Shaw, përcjellë KosovaPress.

Shaw gjithashtu falenderoi Ollie Watkins pasi shënoi golin fitues kundër Holandës që dërgoi Anglinë në finale.

“Është e vështirë të shprehet me fjalë, ne jemi shumë të lumtur për Ollie. Unë i thashë mediave një ditë më parë se njerëzit që nuk kanë luajtur shumë minuta, ju kurrë nuk e dini se kur do të vijë shansi juaj dhe ju keni për të qenë gati dhe për mua ishte pikërisht kjo arsyeja pse e thashë”, theksoi Shaw.

Finalja ndërmjet Spanjës dhe Anglisë nis nga ora 21:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024