Shala:Vjosa Osmani bartëse e listës dhe kandidate për presidente, Abdixhiku për kryeministër
1-First
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Shala:Vjosa Osmani bartëse e listës dhe kandidate për presidente, Abdixhiku për kryeministër
Kujtim-Shala
07/05/2026 - 21:43
Linku u kopjua

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ka bërë të ditura detajet nga marrëveshja që pritet të zyrtarizohet mes Vjosa Osmanit dhe LDK-së.

Shala tha se Vjosa Osmani do jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente, ndërsa Lumir Abdixhiku kandidat për kryeministër.

“Me këtë bashkëpunim, do të kthehet Vjosa Osmani, një numër i kolegëve që janë larguar dhe do të vijnë të tjerë të rinjë. Kjo është marrëveshja që duhet të miratohet të shtunën”, tha Shala.

“Sipas marrëveshjes Vjosa Osmani do jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente, dhe kjo duhet të miratohet. Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër dhe numër 2 në listë, kjo është marrëveshja që e ka paraqitë kryetari i LDK-së”, tha Shala.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026