Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se ia ka dorëzuar kërkesat presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
,,Sot, në takimin me Presidentin e Serbisë, në kuadër të konsultimeve të tij për mandatin e Qeverisë së re, në emër dhe si përfaqësues të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, të përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike dhe Lëvizja për Progres Demokratik, kemi dorëzuar 9 kërkesa konkrete:
2. Ndërprerje e procesit të pasivizimit dhe krijim i një Komisioni Hetimor parlamentar për procesin e deritanishëm, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumicës parlamentare, opozitës, deputetit nga Lugina e Preshevës, shoqërisë civile; si dhe më lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.
3. Krijim i një Fondi të veçantë Zhvillimor për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe dyfishim i buxhetit të Trupit Koordinues për projekte kapitale dhe subvencionimin e sektorit privat, sikurse sjelljen e investitorëve të huaj.
5. Sanksionim ligjor të përdorimit të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, sidomos përdorimit të termit ofendues “Šiptar”.
6. Intensifikim i dialogut midis Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe të zgjedhurve të Luginës së Preshevës, me lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe me mbikëqyrjen e ambasadorëve të akredituar në Beograd, pjesë e grupit “Miqtë e Luginës”.
8. Krijim i një Komisioni Vlerësues Parlamentar të zbatimit "Marrëveshjes së Konçulit", të miratuar nga Qeveria e Serbisë më 2001, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumicës parlamentare, opozitës, deputetit nga Lugina e Preshevës, shoqërisë civile, si dhe më lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.
9. Realizim i afatizuar të Marrëveshjes për riorganizimin e Trupit Koordinues nga 2009.