Sezoni turistik në Shëngjin, përgatitjet mes kërkesave për punëtorë
Lexohet për: 1 min.
turizmi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qyteti bregdetar i Shëngjinit ka filluar përgatitjet për sezonin e ri turistik.

Pushuesit kanë nisur t’i rezervojnë pushimet e tyre që herët dhe për operatorët, ky është një ogur i mirë, se ky do të jetë një sezon i mbarë.

https://kosovapress.com/admin/turistet-kerkojne-cilesi-rritet-numri-i-pushuesve-ne-shqiperi/

Operatori Ermando Gjetja thotë se as këtë vit nuk do të mungojnë pushuesit besnikë, shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të zi.

Si çdo sezon turistik, gjetja e stafit mbetet sfidë më vete për ta.

Megjithatë, Gjetja thotë se edhe këtë vit shërbimin në hotelin e tij ua ka besuar vendasve.

Po ashtu, për të tretin vit radhazi, Shëngjini do të presë festivalin e muzikës elektronike “UNUM Festival” ku DJ me famë botërore do të luajnë muzikë në Ranën e Hedhun.

Prenotimet nga turistët e huaj kanë filluar që tani.

Rëra kurative, pastërtia, jeta e natës dhe shërbimi i mirë, bëjnë që Shëngjini të mbetet një nga plazhet më të frekuentuara gjatë sezonit veror./TCh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025