Sesioni vjeshtor i Kuvendit, a pritet që deputetët të shtyjnë përpara agjendën legjislative?
Tema
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës pritet t'i rikthehet punës në mesin e muajit shtator. Deputetët pas pushimeve verore do t'i përvishen punës në sesionin vjeshtor. Megjithëse në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje thonë se do të shtyjnë përpara agjendën legjislative, monitorues të Kuvendit shprehen skeptik për një gjë të tillë. Sipas tyre, këta muaj deri në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, partitë parlamentare do të shfrytëzojnë legjislativin si një skenë për prezantimin e platformave zgjedhore.

Monitoruesi i punës së Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI), Arbër Thaçi thotë për KosovaPress se partitë do të përdorin seancat plenare por edhe komisionet parlamentare, qoftë ato hetimore për fushatë zgjedhore.

Mirëpo, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh, kryetari i Komisionit parlamentar për Legjislacion, Adnan Rrustemi, thotë se përkundër caktimit të datës së zgjedhjeve, mazhoranca do të jetë e fokusuar në miratimin e agjendës legjislative.

Ai thekson se prioritet do të jetë miratimi i reformës në drejtësi, duke përfshirë projektligjin për byronë, i cili më parë është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Krahas kësaj, ai shton se fokus do të jetë edhe sigurimet shëndetësore dhe buxheti për vitin 2025.

Por, Thaçi nga KDI thekson se reforma të thella siç është ajo në drejtësi duhet të evitohen në sesionin vjeshtor të Kuvendit duke marrë parasysh afatet e ngushta kohore dhe zgjedhjet në fillim viti e ardhshëm. 

Sipas tij, deputetët në sesionin vjeshtor duhet të miratojnë Kodin Civil.

Deputetët kanë shkuar në pushim në fund të muajit korrik. Kuvendi gjatë sesionit pranveror të këtij viti ka miratuar 36 Projektligje.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024