Serwer: BE është bërë kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Eksperti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka kritikuar ashpër qasjen e njëanshme të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Ai në një postim në faqen Peacefere.net në rrjetin social X (ish-Twitter) ka akuzuar BE-në se është bërë kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe se dëshiron të kufizojë dislokimin e policisë në veri.

“BE është bërë de-facto kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ajo dëshiron të kufizojë dislokimet e policisë në përgjigje të një kërcënimi të qartë dhe aktual, si dhe të krijojë një strukturë të veçantë qeverisëse për popullatën serbe, të paktën në veri”, ka shkruar Serwer.

Serwer ka shkruar se SHBA-ja po mbështet BE-në në të dyja këto synime, ndërsa mohojnë se do të lejojnë arritjen e objektivit të fundit”.

“Por as BE dhe as SHBA nuk kanë treguar ndonjë vullnet për të bllokuar ambiciet e Serbisë, siç tregohet nga dështimi për të reaguar ndaj tentativës së kryengritjes së Beogradit”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024