Përplasen opozita e pozita, Kadrijaj-Pacollit: Ti je abuzuese
Lexohet për: 2 min.
komisioni 1
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Punëve të Jashtme po ngec në ofrimin e dokumentacioneve të kërkuara.

Kështu u tha në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të MPJD-së.

Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni po mbahet takim me tre ekspertët e angazhuar në këtë hetim.

Këta të fundit kanë prezantuar listën e dëshmitarëve që do të dëshmojnë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu -Shoshi tha se Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga komisioni.

"Ka edhe shumë dokumente që kemi kërkuar, kemi ngecje të dokumenteve nga Ministria e Punëve të Jashtme. Prandaj, shfrytëzoj edhe sot që të lusim ministrinë që të sjellin të gjitha dokumentet e kërkuara", tha ajo.

Kryetarja e këtij komisioni, Time Kadriaj tha se në mungesë të sjelljes së dokumentacionit po ngecin në punë.

E, ligji për Shërbimin e Jashtëm ka përplasur deputetët e opozitës dhe pozitës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli tha se reforma ka filluar në vitin 2019 dhe se kanë respektuar bazën ligjore.

"Je abuzuese, ti Fitore gjithë je abuzuese", i ka thënë deputetja Time Kadriaj-Fitore Pacollit.

Pas kësaj, deputetet e pushtetit, Jeta Statovci e më pas edhe Fitore Pacolli janë larguar nga komisioni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024