Sërish transferim te Drita
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Dritës e ka prezantuar transferimin e dytë sot, i katërti ky në përgjithësi brenda këtyre dy ditëve.

Drita ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Blerton Sheji, raporton KosovaPress.

Sheji vjen nga Maqedonia e Veriut, ku për tri sezone ishte pjesë e Shkupit. E para se të kalonte te Shkupi, Blertoni ishte pjesë e Struga TrimLum për dy sezone 2019/20 dhe 2020/21.

Blertoni ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, e cila do ta mbajë atë te Drita deri në qershor të vitit 2027.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024