Serie A suspendon Lukakun
Lexohet për: 1 min.
2-Lukaku
1 vit më parë
Linku u kopjua

Romelu Lukakut i është dhënë një suspendim prej një ndeshje, pasi që u ndëshkua me karton të kuq në barazimin e Romës me Fiorentinan për shkak të një ndërhyrje në Christian Kouamen, bëri të ditur sot Serie A.

Lukaku u ndëshkua me të kuq në minutën e 87’ të barazimit 1:1 të Romës me Fiorentinan, kështu duke e lënë skuadrën e Jose Mourinhos me dy lojtarë më pak në fushë, pasi që Nicola Zalewski u largua nga loja në gjysmën e pjesës së dytë, raporton KosovaPress.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Kouame nuk u lëndua rëndë nga goditja, dhe Lukaku u kursye nga një dënim i mundshëm me tre ndeshje për sjellje të dhunshme.

Kjo do të thotë se Lukaku do të humbasë vetëm udhëtimin e së dielës në Bologna, e cila është e barabartë me 25 pikë me Romën e vendit të katërt dhe ka fituar katër ndeshjet e fundit në shtëpi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025