Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria e Kosovës, Granti i katërt për komunat mbetet ende një premtim i pambushur. Disa nga kryetarët e komunave shprehen shqetësimin e tyre për mos funksionalizimin e këtij granti, duke e cilësuar si një taktikë elektorale të përdorur në fushatë. Ata akuzojnë qeverinë për shpërndarje të padrejtë të fondeve, duke favorizuar disa komuna që udhëhiqen nga Vetëvendosje.
"Me Grantin e katërt për Komuna do të financojmë projekte infrastrukturore të cilat jo vetëm që gjenerojnë vende të reja të punës por edhe ndërtojmë infrastrukturën kritike për ringjalljen dhe urbanizimin e komunave”, ishte një tjetër premtim i Kurtit, i cili nuk u realizua. Derisa përgjigje nuk pati as nga Ministria e Financave se kur do të krijohet ky grant.
Kritika për këtë pati edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura. Ai thotë se krijimi i këtij granti ishte një premtim që ka rrjedhur në kuadër të fushatës.
Edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi thotë se ndonëse Granti i katërt është premtuar nga Qeveria ai është tërhequr nga Ligji për financat lokale dhe i njëjti nuk është krijuar ende.Vetëvendosje, fillimisht Grantin e katërt e pati quajtur për transformimin zhvillues të komunave. Sipas premtimit të LVV-së, përmes këtij granti, në katër vitet e ardhshme, komunave do t’u alokohen 600 milionë euro, dhe komunat do të vendosin vetë për alokimin e këtyre shumave për projekte të ndryshme kapitale.
Në zgjedhjet lokale që u mbajtën në vjeshtën e vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar vetëm në katër komuna, në Gjilan, Kamenicë, Shtime dhe në Podujevë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...