Serie A ka shpallur zyrtarisht datat dhe oraret e ndeshjeve të xhiros së 34-të, duke konfirmuar se kur Interi do të përballet me Torinon, Juventus do të luajë kundër Milanit dhe Napoli do të presë Romën.
Caktimi i ndeshjeve në elitën e futbollit italian ka rezultuar i diskutueshëm kohët e fundit, me Romën të zemëruar në lidhje me datën e ndeshjes së tyre të riplanifikuar kundër Udineses (25 prill) pas anulimit për shkak të frikës së Evan Ndicka i cili ra pa ndjenja në fushë, raporton KosovaPress.
Siç konfirmohet nga Serie A, Interi do të përballet me Torinon të shtunën më 27 prill në orën 15:00, ndërsa Juventus do të presë Milanin më vonë gjatë ditës në orën 18:00. Lazio e mbyll ditën në orën 20:45 kundër Hellas Veronas. Të dielën, Napoli dhe Roma do të përballen në orën 18:00.
Listën e plotë të datave dhe orëve mund ta gjeni më poshtë: