Serbia kërkon ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Blerim Ramadani
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Serbia kërkon ekstradimin nga Maqedonia e Veriut të ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani, i ndaluar një javë më parë në vendkalimin kufitar Jazhince.

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq, tha se kjo varet nga organet e brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Ai sot në Tabanocë, gjatë takimit me homologun e tij maqedonas Pançe Toshkovski, tha se Serbia ka një listë për flet-arreste ndërkombëtare ndaj pjesëtarëve të UÇK-së “të dyshuar për krime lufte në Kosovë.”

“Ne kemi listën e shumë njerëzve që kanë marrë pjesë në “krime” gjatë kohës së luftë, i kemi proceduar dhe lëshuar flet-arrest. Përmes tyre, disa prej tyre janë arrestuar. Ne presim që të sillet vendim për ekstradim, por kjo është çështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut”, tha Daçiq.

Me kërkesë të Prokurorisë për krim të organizuar, ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani i është caktuar masa e paraburgimit ekstradues 30-ditor.

Ai u ndalua më 17 korrik 2024 në vendkalimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe u transferua në burgun e Shutkës në Shkup.

I pyetur mbi akuzat e fundit nga Kosova, se Milan Radojçiq, organizatori i sulmit terrorist në Banjska, po planifikon sulme të reja në Kosovë, dhe se pa dorëzimin e tij nuk mund të ketë mirëkuptim për bisedimet mes vendeve, ministri Daçiq tha:

“Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur dhe kjo absolutisht nuk mund të ndodhë. Ne nuk kemi direkt bashkëpunim me përfaqësuesit e tyre. Ne të gjitha bashkëpunimet i kemi me EULEX dhe shkëmbejmë informacione në lidhje me këto procese”, tha ai. /AlsatMk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024