Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë (KRZ) ka njoftuar sonte se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, kështu që votuesit serbë nga Kosova do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.
Siç ka thënë kryetari i KRZ-së, Vladimir Dimitrijeviq, ata i kanë dërguar një letër së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë për mënyrat se si mund të mundësohet votimi në zgjedhjet në Kosovë.Anëtari i KRZ-së, Nemanja Stankoviq, propozoi që KRZ t'i drejtohet Qeverisë së Serbisë për t'iu drejtuar UNMIK-ut dhe organeve të tjera, dhe të mos heqin dorë lehtë nga vota në Kosovë.
Ndërsa Zhelka Radeta tha se deri në vitin 2022, OSBE kishte rol në zgjedhje, por tani nuk e ka më një të tillë, ndërsa e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në letrën e saj ka treguar arsyet pse nuk ka mundësi të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë dhe se “zhvendosja e vendvotimeve ishte vendimi i vetëm i mundshëm dhe i drejtë”.