Qytetarë të komunitet serb kanë filluar të vijnë në Gazimestan, në afërsi të Obliqit. Ata sot shënojnë festën religjioze ortodokse të Vidovdanit.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës po bëjnë kontrolle, në raste ku mund të ketë edhe bluza me thirrje nacionaliste.
Beteja e Kosovës u zhvillua në rrethinë të Prishtinës, në vitin 1389 ndërmjet një koalicioni ballkanik dhe Perandorisë Osmane, në të cilën humbi koalicioni ballkanik në krye me serbët duke i mundësuar Perandorisë Osmane të zgjerohet tutje në Ballkanin Perëndimore.
Serbët të cilët po ashtu vijnë nga Serbia në Kosovë më 28 qershor, festojnë festën e Shën Vidit, të njohur si “Vidovdan”. Festimi i kësaj dite lidhet me 635 vjetorin e Betejës së Kosovës, të cilën historia serbe e njeh si fitore, me gjithë humbjen e madhe të forcave ballkanike dhe vrasjen e princit serb, Llazarit.