Shumica e qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës janë të qëndrimit pro-rusë dhe mbështesin veprimet e Kremlinit në Ukrainë, ndonëse këtë nuk e thonë drejtpërdrejtë.
Ata në anketën për Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, shprehen se lufta nuk është e mirë, pavarësisht ku ndodhë, por hezitojnë ta pranojnë si fajtorë Rusinë dhe Putinin për atë që po ndodhë në Ukrainë.
Branimir Kërstiq, gazetar dhe analist politik, ka bërë të ditur se shumica e serbëve të Kosovës janë të qëndrimit pro rusë dhe mbështesin atë që po ndodhë në Ukrainë.
Sipas tij, kjo ndodhë për shkak të qëndrimit të tyre glorifikues se rusët dhe serbët janë vëllezër.
(video)
“Shumica dërmuese e serbëve në Kosovë janë të qëndrimit pro-rusë dhe mbështesin atë që po ndodhë në Ukrainë. Mbështesin politikën e Vlladimir Putinit, duke u thirrur në paralajmërimin e federatës ruse kur bëhet fjalë për prezencën e NATO-s, afër kufijve të Rusisë. Paralajmërimi i një paradoksi të tillë është pothuajse i pakuptimtë, thjesht për arsye se serbët konsiderojnë se Kosova i është marrë Serbisë falë NATO-s, në anën tjetër marrjen e Ukrainës nga ana e Rusisë, ata e shohin krejtësisht ndryshe. Se a ekziston individë ose ndonjë përjashtim sa i përket qëndrimit të serbëve ndaj federatës ruse, unë mendoj se jo, thjesht për shkak të qëndrimit të tyre glorifikues se rusët janë vëllezërit e tyre. Dhe në këtë kontekst, vëllai edhe atëherë kur e ka gabim, e ka mbështetjen e plotë”, ka thënë Kërstiq.
Kërstiq: Qëndrimi i serbëve ndaj zhvillimeve në Ukrainë, krucial për mbijetesën e tyre në Ballkan
(video)
Mijat Mollotoviq, profesor nga veriu i Mitrovicës, thotë se lufta në Ukrainë është e shpikur dhe e imponuar nga NATO-ja.
Sipas tij, Rusia vetëm është duke mbrojtur kufijtë e saj, derisa NATO-ja po dëshiron të dëshmohet si triumfuese.
Mollotoviq: Ne ishim edhe më keq, ukrainasit po i mbështetë bota, neve na bombarduan
(video)
Svetllana Jankoviq, pensioniste nga veriu i Mitrovicës, pohon se lufta nuk është e mirë kudo që ndodhë, por nuk zgjerohet më shumë për detaje.
Jankoviq: Jam grua e vjetër, nuk marr vesh nga politika
“Lufta nuk është e mirë askund, jo vetëm në Ukrainë, por askund, të vdesë populli është mëkat… Jam grua e vjetër dhe nuk marrë vesh nga politika”, tha ajo.
Ranko Petroviq, shprehet se asnjë luftë nuk është e mirë dhe të drejtën për të krijuar luftëra nuk e kanë as Amerika dhe as Rusia.
(video)
“Asnjë luftë nuk është e mirë për qytetarët, kudo që ndodhë. Kush po e nxitë, këtë e dinë këta lart të cilët po udhëheqin me këto luftëra…sepse ne qytetarët e Kosovës e kemi përjetuar vetë në lëkurën tonë. Askush nuk ka të drejtën e luftës as Rusia dhe as Amerika”
Gjuriq: Ndoshta Putini ka vepruar drejt, nuk e di
(video)
Rusia më 24 shkurt filloi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës të enjten, herët në mëngjes, duke bombarduar qytete dhe baza ushtarake nga ajri dhe toka, ndërsa banorët ukrainas u dyndën nëpër trena për t’u larguar. Ndërkohë, Serbia nuk ka dënuar gjenocidin rus në Ukrainë dhe as nuk ka vendosur sanksione.