Serbët e jugut nuk ishin pjesë e protestës në veri: SNS dhe LS po humbin përkrahjen
Lexohet për: 1 min.
protesta-veri-061122
2 vite më parë
Linku u kopjua

Numrin e vogël të qytetarëve serbë në protestën e sotme në veri të Mitrovicës e ka komentuar edhe Lëvizja qytetare "Odgovor", sipas së cilës një gjë e tillë dëshmon se SNS dhe Lista Serbe po e humbasin përkrahjen.

Kjo e fundit ka thënë se më pak se 2 mijë e 500 qytetarë i janë përgjigjur shtypjes së kriminelëve serbë për të protestuar.

Për më shumë, Odgovor ka deklaruar se në protestën e sotme serbët e jugut ishin ata që më së paku i janë përgjigjur thirrjes për protestë.

"Një numër shumë i vogël i qytetarëve të Kosovës, diçka më pak se 2500, i janë përgjigjur thirrjes @srpskalista dhe edhe më pak ne i jemi përgjigjur shtypjes së kriminelëve të mblidhen në protestën e sotme. Mos bindja qytetare si përgjigje ndaj politikës tradhtare, është provë se  @sns DHE @SRPSKALISTA humbin të gjithë përkrahjen", thuhet në reagim e lëvizjes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024