Serbët do ta kremtojnë “Vidovdanin” në Graçanicë
Lexohet për: 2 min.
vidovdan
1 vit më parë
Linku u kopjua

Peshkopi serb Teodosije Shibaliq sot ka marrë vendim që për shkak të situatës së sigurisë, ceremonia e manifestimit të “Vidovdanit”, e planifikuar për 28 qershor, të mos e mbahet tek monumenti që është afër Prishtinës, por në Manastirin e Graçanicës.

Teodosije u takua sot me komandantin e KFOR-it, gjeneral Angelo Michele Ristuccia, ku ka shprehur shqetësimet e tij për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.

Ai gjithashtu e informoi gjeneralin për planet për festimet e ardhshme të “Vidovdanit”.

Ndërkohë në njoftimin e peshkopit thuhet se besojnë se ky vendim është e vetmja zgjidhje e përgjegjshme në një situatë, ku ata dhe populli serb në tërësi, nuk kanë besim se sigurinë dhe kushtet normale për mbajtjen e përkujtimit në Gazimestan, mund t'i ofrojë Policia e Kosovës.

Po ashtu, theksohet se ata do të kërkojë mbrojtje shtesë nga KFOR-i gjatë festimeve të këtij viti.

Serbë të cilët vinë edhe nga Serbia në Kosovë më 28 qershor, festojnë Ditën e Shën Vidit, të njohur më shumë si “Vidovdan”. Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e 634 të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb, Llazar.

Kremtimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviq, u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025