Serbë në rrjete sociale kërkojnë sulme nga Irani edhe në “Bondsteel”
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Serbë në rrjete sociale kërkojnë sulme nga Irani edhe në “Bondsteel”
Camp-Bondsteel1234
02/03/2026 - 15:32
Linku u kopjua

Qytetarët serbë përmes rrjeteve sociale i kërkuan Iranit ta sulmojë edhe kampin e forcave amerikane në Kosovë, “Bondsteel”.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim të KFOR-it në lidhje me këtë çështje.

Në këtë kamp, krahas ushtarëve paqeruajtës të SHBA-së, punojnë edhe disa qindra punëtorë kosovarë, kryesisht nga komuna e Ferizajt.   

Sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit nisën më 28 shkurt, me synimin për të ndalur programin bërthamor iranian. Në kundërpërgjigje, Irani goditi objektiva në vendet aleate të SHBA-së në rajon.

Në nisje të sulmeve ndaj Iranit, të shtunën, liderë institucionalë të Kosovës kanë mbështetur veprimet e ndërmarra nga SHBA-ja dhe Izraeli.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026