Senegal: Përplasen autobusi dhe kamioni, 19 të vdekur
Lexohet për: 1 min.
Senegal
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni në afërsi të qytetit Ngeun Sar në veri të Senegalit, të paktën 19 persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë plagosur, njoftuan sot autoritetet lokale.

Kreu i departamentit lokal të zjarrfikësve, Ousseinou Ndiaje, tha se duket se shoferi i autobusit donte të shmangte një gomar që u shfaq në rrugë.

“Një tjetër aksident fatal në rrugët tona. Ngushëllimet e mia për familjet e të ndjerit. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, shkroi presidenti i Senegalit Maki Sall në Twitter.

Sipas raportimeve, aksidentet e trafikut nuk janë të rralla në Senegal dhe shkaktarët kryesorë janë rrugët dhe makinat e këqija, si dhe shoferët që nuk respektojnë rregullat e trafikut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024