Selmanaj: Skandali “Martingate” ka përmasa ballkanike
Lexohet për: 1 min.
driton-selmanaj-966x600
2 vite më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, ka folur rreth një skandali financiar, ku dyshohet se është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Selmanaj i cili ka udhëhequr edhe me komisionin Ad-hoc të Kuvendit të Kosovës për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike, tha se duket se kjo situatë do të marrë përmasa edhe rajonale.

Ai theksoi se në partinë e tij LDK, këtij skandali i kanë vënë emrin “Martin Gate”.

“Tash po del që ky proces nuk paska qenë dhe aq i thjeshtë dhe ne si LDK po e shohim me shumë shqetësim, e kemi quajtur “Martin Gate” për shkak të një skandali i cili po duket se ka përmasa të nivelit ballkanik të mos themi edhe më gjerë”, tha Selmanaj./ Klan Kosova

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025