Sekuestrohet një armë në bagazhin e një autobusi të udhëtarëve në Merdar
Lexohet për: 1 min.
arma 1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njofton se sot (e mërkurë) në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar, në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarë policorë kufitar së bashku me zyrtarët doganor gjatë kontrollimit në bagazhin e autobusit të një kompanie vendore, i linjës ndërkombëtare Itali-Kosovë, me vozitës m/k dhe ndihmës vozitës m/k kanë  gjetur një armë (revole me gas), e cila kishte qenë e fshehur në një valixhe udhëtarësh.

“Arma e gjetur është sekuestruar, me autorizim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt  “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024