Njësitet e Doganës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, kanë realizuar një kontroll të papritur në një objekt të dyshuar për posedim të mallrave pa dokumentacion të rregullt dhe me dyshime për shkelje të markave tregtare, përcjell KosovaPress.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sekuestruar gjithsej 3,183 copë produkte tekstile të markave të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë veshje, bluza, maica, shorce, trenerka, jakne, kapela dhe artikuj të tjerë.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë, konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në treg.