Sekuestrohen dy armë zjarri në Podujevë
Lexohet për: 1 min.
Policia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, në Batllavë dhe Orllan, janë sekuestruar dy armë zjarri.

Sipas Policisë, sekuestrimi i parë është realizuar , në fshatin Batllavë, ku për intervistim është shoqëruar në stacion policor  i dyshuari S.S, mashkull, 40 vjeç.

“Personit të dyshuar i është gjet dhe  sekuestruar një armë zjarri e tipit TT, një karikator me dy fishekë. Ndaj personit të dyshuar është inicuar rast për veprat, Mbajtje në pronësi , kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës si dhe përdorim i armës, pasi që i njëjti dyshohet të ketë shtënë në një aheng. Ndërsa sekuestrimi i armës së dytë, është bërë në  fshatin Orllan të Podujevës. Arma e zjarrit e tipit CZ  dhe një karikator me 5 fishekë, i janë gjet dhe sekuestruar personit të dyshuar J.A, mashkull, 21 vjeç”, thuhet në njoftim.

Ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025