Sekuestrohen dy armë zjarri dhe substanca narkotike
Lexohet për: 1 min.
Policia-e-Kosovës-2021-4-2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nga zyrtarët policor në rrugën "Shpëtim Robaj", në Prishtinë, është  shoqëruar në stacion policor një person, pasi gjatë një kontrolli rutinë, i janë gjetur një armë zjarri (Zoraki) dhe një sasi e substancës narkotike.

Sipas Policisë, ndaj personit të dyshuar A. G, mashkull, 19 vjeç, është hapur rast për veprat Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës si dhe për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge.

“Rasti i dytë i sekuestrimit të një arme gjuetie, është realizuar nga njësitet policore të Obiliqit, në rrugën "Çlirimi", në Mazgit. Lidhur me këtë rast është shoqëruar për intervistim në polici i dyshuari A.A , mashkul, 52 vjeç, dhe ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje”, thuhet në njofitm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024