Sekuestrohen dy armë zjarri dhe dy thika në rajonin e Prishtinës
Lexohet për: 2 min.
316278560_431751792498418_1106591672136833024_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Tre persona janë shoqëruar në stacion dhe ndaj tyre janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës.

“Në rastin e parë në rrugën "Shpëtim Robaj", në Prishtinë,  nga njësite të stacionit policor veriu, një personit të dyshuar i është sekuestruar, një armë e ftohtë thikë.  I dyshuari, mashkull, i mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti i dytë i sekuestrimit të një arme gjuetie dhe 7 fishekë, është realizuar në fshatin Mramor, ku për intervistim është shoqëruar i dyshuari M.G, mashkull, 49 vjeç, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa dy aksionet për rastin e tretë ku është shoqëruar një person i dyshuar, janë realizuar nga zyrtarët e stacionit Qendra në Prishtinë, në rrugën "Naim Frashëri" (vendbanimi i të dyshuarit), dhe në rrugën "Luan Haradinaj" (lokal ku ndodhej i dyshuari). Personit të dyshuar S.S, mashkull, 20 vjeç, i janë sekuestruar një armë zjarri, një thikë, një shufër metalike, si dhe 5 fishekë”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025