Sekuestrohen 20 motoçikleta nga policia nё Pejё
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nga policia nё Pejё
Policia nata1234
Foto Ilustruese
30/03/2026 - 11:06
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka sekuestruar sot 20 motoçikleta nё Pejё.

Sipas njoftimit, gjatë realizimit tё këtij plani nga data 23 mars deri me datë 29 mars, janë sekuestruar, shqiptuar gjoba: Njëzet motoçikleta  llojeve tё ndryshme, pesëmbëdhjetë gjoba pa regjistrim të motoçikletave, njëzetë e dy gjoba për mos posedim  patentë shoferi dhe Tetëmbëdhjetë (18) gjoba për mos bartje të helmetës.

“Janë shqiptuar pesëdhjetë e pesë (55) gjoba ndaj këtyre kundërvajtësve. Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara të realizohen  në kuadër të  Planit Operative, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, tё respektojnë rregullat e komunikacionit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026