Sekuestrimi i marihuanës në Pejë, kërcënohet prokurori Qavolli
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon kërcënimin ndaj prokurorit Ersan Qavolli pas sekuestrimit të më shumë se një ton marihuanë në Pejë, duke thënë se do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm çdo prokuror që ndodhet përballë presioneve dhe kërcënimeve gjatë kryerjes së detyrës.

Në një reagim për media, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës shpreh shqetësim të thellë dhe solidaritet të plotë me prokurorin Qavolli dhe të gjithë kolegët që përballen me sfida të tilla në ushtrimin e detyrave të tyre.

Prokurorët e Kosovës shprehen të përkushtuar për të zbatuar ligjin pa frikë nga kërcënimet, duke thënë se këto akte të papranueshme nuk do të cenojnë përkushtimin e tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

“Ne si Shoqatë e Prokurorëve të Kosovës inkurajojmë hetuesit policorë së bashku me prokurorin e rastit që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të siguruar mbrojtjen e integritetit dhe sigurisë së prokurorit, si dhe për të ndjekur penalisht përgjegjësit e këtyre veprimeve të paligjshme”, thuhet në reagim.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me kërcënimet ndaj prokurorit Ersan Qavolli.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024