Sekretet dhe simbolikat e ikonave të ruajtura në Muzeun e Artit Mesjetar
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në ciklin “Zbulo ikonën bizantine” sjell ikonën Shën Mëri Odigitria.

Ikona e ka origjinën nga kisha e Shën Mëhillit, Vithkuq, Korçë. I përket fillimit të shek. 17-të me autor të panjohur. Ikona i përket tipit “Odhigitria” , e cila përkthehet “Udhërrëfyesja” nga greqishtja e vjetër dhe është konceptuar në bazë të shkrimeve të shenjta, ku përmenden fjalët e Krishtit “Une jam rruga”. Shën Maria shfaqet duke mbajtur Krishtin në krah. Dora e saj është e shtrirë dhe e drejtuar drejt fëmijës, duke udhëzuar si “rrugën e vetme që duhet të ndjekim”.

Krishti mban në dorë një pergamenë të mbyllur e cila simbolizon logosin ose fjalën e Perëndisë. Duke ndjekur këtë rrugë zbulohet dhe fjala e tij ku merr jetë dhe shprehja “E para ishte fjala”.

Krishti, megjithëse shfaqet në trup fëmije, tiparet e tij duken si të një të rrituri dhe nënkuptojnë njohurinë e madhe që ai mbart megjithëse në një moshë të vogël.

Në botën e krishterë figura e Shën Mërisë njihet edhe si udhëheqësja shpirtërore e njerëzimit. Virgjëresha Mari, kryesisht në ikonografi, paraqitet e veshur me të kuqe, e cila simbolizon pjesën njerëzore, fitoren e jetës mbi vdekjen, dashurinë dhe shpresën për jetën, si dhe njëkohësisht përcjell dhimbjet dhe gjakun e birit të saj. Me ngjyrën blu, tregon natyrën hyjnore të saj. Dekorimi me ar, simbolizon i madhështinë e Mbretërisë së Zotit.

Në portretin e Virgjëreshës, hunda është e hollë dhe e gjatë. E pikturuar në teknikën kretane të ikonografisë dhe nënkupton se për gjetjen e rrugës të drejtë duhet një nuhatje e hollë.

Dallohet rrjeta që mbledh flokët e Hyjlindëses nën mantelin e sipërm, që simbolizon virgjërinë e saj. Gjithashtu, gjithmonë në figurën e Shën Mërisë ndodhen tre yje të vendosura në mantelin e sipërm, një në qendër të kokës dhe dy nëpër supet e saj të cilët simbolizojnë virgjërinë e saj, para, gjatë dhe pas lindjes të Krishtit./ATSh/

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
39
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024