Begaj bën homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, shpallet "Qytetar Nderi i Deçanit"
Lexohet për: 2 min.
begajj
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj të dielën ka qëndruar për vizitë në Kosovë ku ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Ndërsa, komuna e Deçanit ka nderuar presidentin Begaj me titullin "Qytetar nderi i Deçanit".

Presidenti Bajram Begaj vlerëson lartë gjithë sakrificën dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve për lirinë e Kosovës. Ai shtoi se liria duhet të mbrohet me çdo kusht.

“Është kënaqësi të jem këtu në Deçan, në këtë vend të shenjt për të vazhduar festimet tona për 25-vjeotorin e Çlirimit të Kosovës. Jemi këtu për të vlerësuar gjithë sakrificën, gjithë gjakun e derdhur për të arritur në këtë ditë të lirisë që është e jashtëzakonshme për ne dhe për shqiptarët. Prandaj, duhet ta mbrojmë me çdo kusht”, theksoi ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, duke i uruar mirëseardhje presidentit Begaj, ka theksuar se në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan 'pushojnë heronj të zot, të cilat kontrbuuan për çlirimin e vendit'.

“Në ditët më të bukura tona, presidenti i Shqipërisë me zonjën e parë, Shkëlqesia e tij, gjeneral Bajram Begaj ka vizituar Gllogjanin, Deçanin edhe një herë, pra Kosovën.  Jam i nderuar të qëndroj para jush president Begaj në këtë vend këtu ku qëndrojnë e pushojnë luftëtarë të zot, shqiptarë të zot, heronj të mirë. Jam i bindur që ata janë të gëzuar që ne sot jemi bashkë”, theksoi ai.

Pas kësaj vizite, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj është shpallur “Qytetar Nderi” i komunës së Deçanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024