Dështon mbledhja e KQZ-së, mungon opozita
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dështon mbledhja e KQZ-së, mungon opozita
12 orë më parë
Linku u kopjua

Ka dështuar mbledhja e sotme e KQZ-së për shkak të mungesës së kuorumit.

Në mbledhje munguan anëtarët e KQZ-së nga radhët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Në rend të ditës për shqyrtim mes tjerash ishte njoftimi për afatin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës dhe vlerësimin.

Kjo pikë sipas anëtarit të KQZ-së nga radhët e LVV-së, Alban Krasniqi ishte arsyeja e mungesës së këtyre anëtarëve në mbledhjen e sotme.

Ai shtoi se në mbledhjen e sotme ishte parparë edhe shtyrja e afatit për regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sot është afati i fundit për t'u regjistruar mërgata, për të votuar. Kështu kishte njoftuar kryeministri i vendit Albin Kurti, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook duke u bërë thirrje atyre që nuk janë regjistruar te regjistrohen.

https://kosovapress.com/sot-afati-i-fundit-per-regjistrimin-e-mergates-per-te-votuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024