Seanca për zgjedhjen e presidentit ndërpritet, vazhdon në orën 14:00.
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Seanca për zgjedhjen e presidentit ndërpritet, vazhdon në orën 14:00.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka shtyrë seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit në orën 14:00.
Sipas saj, kjo po bëhet për t’i dhënë mundësi partive opozitare që të jenë të pranishme në seancë që të zgjidhet i pari i vendit.
“E ftoj opozitën të vinë në seancën për zgjedhjen e presidentit të cilën e kemi nis dje dhe për t;i dhënë atyre mundësinë që të vinë, po e vazhdojmë për seancë për orën dy”, tha ajo.
Në sallën plenare kanë qenë të pranishëm deputetët nga mazhoranca por jo ata nga opozita.
KosovaPress ka mësuar se në hapësirat e Kuvendit janë të pranishme të gjitha grupet parlamentare duke mbajtur mbledhje.
LVV-ja dje ka propozuar dy kandidate për president, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Kjo e para në votimin e djeshëm mori 64 vota, mirëpo pas kësaj kryeparlamentarja ndërpreu seancën për ta vazhduar sot.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.