Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për ta zgjedhur presidentin u ndërpre sërish, vazhdon në orën 23:00
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për ta zgjedhur presidentin u ndërpre sërish, vazhdon në orën 23:00
albulena1234
28/04/2026 - 20:01
Linku u kopjua

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se po e bën këtë përpjekje që opozita të jetë në sallën plenare për ta zgjedhur presidentin. Ajo i bëri thirrje partive opozitare që të jenë pjesëmarrëse në seancën e orës 23:00.

“Ata duhet të jenë këtu dhe të ushtrojnë mandatin e tyre për të folur apo votuar, sidomos për shkak të aktgjykimeve për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Ne i kemi edhe disa orë para se të bëhet ora 24:00. Në këtë rast po e vlerësoj të rëndësishme që të mundësojmë edhe një seancë për vazhdimin e një seance tjetër. Uroj mirëkuptimin e deputetëve që kanë ardhur në vazhdimësi për këtë çështje, po ashtu të mediave, ku i falënderoj për prezencën e tyre në seancat ku po përpiqemi të zgjedhim presidentin e vendit. Jam e detyruar që edhe këtë seancë ta ndërpres këtu dhe t’iu bëj thirrje që në orën 23:00 të vijnë sërish në seancë plenare”, tha ajo.

Deri tani janë dy kandidate për presidente: Feride Rushiti dhe Fatixhe Hoxha. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026