Sean "Diddy" Combs rrezikon të dënohet me 15 vjet burg
Magazina
Lexohet për: 2 min.
g4g43g43
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykimi i producentit dhe këngëtarit amerikan Sean "Diddy" Combs mbi akuzat e supozuara për trafik seksual dhe konspiracion do të fillojë më 5 maj 2025.

CBS News raporton se gjyqtari Arun Subramanian vendosi në një seancë paraprake se gjykimi do të fillojë në maj të vitit të ardhshëm.

Diddy, i cili u paraqit para një gjykatësi në Nju Jork për herë të parë të enjten pasi u vu në paraburgim, do të gjykohet për trafikim seksual, punë të detyruar, rrëmbim, zjarrvënie, posedim droge, ryshfet dhe pengim të drejtësisë.

Avokatët dhe prokurorët e Diddy i dërguan një letër të përbashkët gjyqtarit të çështjes së këngëtarit, duke kërkuar një datë gjykimi në prill ose maj të vitit të ardhshëm “në përputhje me kalendarin e gjykimit të gjykatës”.

Diddy u arrestua më 16 shtator për trafikim seksual, punë të detyruar, rrëmbim, rrëmbim, zjarrvënie, posedim droge, ryshfet dhe pengim të drejtësisë.

Në aktakuzën prej 14 faqesh thuhet se Combs organizonte festa “Freak Off”, të cilat ndonjëherë zgjasnin me ditë dhe zakonisht regjistroheshin, kryesisht në shtëpitë e tij dhe detyronte të pranishmit për të kryer marrëdhënie seksuale.

Combs përdori metoda të tilla si “kërcënimi për të kontrolluar karrierën e tyre duke përdorur ndikimin e tij, dhunë ekonomike, psikologjike, verbale dhe fizike” ndaj viktimave dhe se droga u sekuestrua gjatë kontrolleve në shtëpitë e këngëtarit të famshëm.

Në aktakuzë thuhet gjithashtu se Combs u ofronte ryshfet dëshmitarëve dhe viktimave për të heshtur ose për të deklaruar të rremë veten.

Combs mohoi të gjitha akuzat në gjykatën federale në Manhattan. Nëse shpallet fajtor, Sean 'Diddy' Combs mund të përballet me 15 vjet burg.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024