Scholz: Ka shenja konsensusi në samitin e G20 për luftën në Ukrainë
Lexohet për: 1 min.
Olaf Scholz ne Kosove (7)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se në takimin e G20 në Bali të Indonezisë ka shenja inkurajuese për të arritur një konsensus se lufta e Rusisë kundër Ukrainës nuk është e pranueshme dhe se armët bërthamore nuk duhet të përdoren.

Kur u pyet nga një gazetar për bisedën me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, Soltz tha: "Ai qëndroi pranë meje dhe tha disa fjali. Kjo ishte një bisedë”.

Scholz, i cili po merr pjesë në samitin e G20 në Bali, theksoi se do të vazhdojë të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin për gjetjen e një zgjidhjeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025