Scholz: Dënojmë sulmin në Banjskë, kërkojmë hetim intensiv
Lexohet për: 2 min.
ramaa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kancelari gjerman, Olaf Scholz theksoi se e dënon sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit dhe vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

Scholz në një konferncë për media të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se presin gjithashtu hetim të plotë të ngjarjes në Banjskë.

“Ne vërtet e dënuam sulmin ndaj policit dhe të gjitha ndodhitë që pamë në Kosovë duke sulmuar institucionet, duke sulmuar njerëzit. Kjo është diçka që ne nuk do ta pranojmë dhe prandaj është absolutisht e qartë se Bashkimi Evropian dhe të gjitha shtetet anëtare, gjithashtu edhe Gjermania, janë shumë të qartë në këtë pikë", Scholz.

Ndërkaq, presidentja e KE-së, Von der Leyen e ka quajtur të tmerrshëm sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës. Ajo theksoi se dënojnë fuqishëm këtë sulm.

Ajo tha po ashtu se momentalisht janë duke mbledhur informatat dhe po presin hetimin e plotë në mënyrë që t’i ndërmarrin të gjitha hapat në bashkëpunim me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Teksa theksoi se tani janë duke punuar për të ashtuquajturin Raport të zgjerimit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se samiti ka sjellë disa rezultate tepër të ndryshme.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Samiti i liderëve të Procesit të Berlinit është mbajtur për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, në Tiranë.

https://kosovapress.com/admin/nenshkruhet-marreveshja-per-njohjen-e-ndersjelle-te-kualifikimeve-profesionale/
https://kosovapress.com/admin/rama-samiti-u-mbyll-me-diskutime-te-frytshme/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024