Scholz bisedë telefonike me Vuçiq, temë edhe Kosova
Lajme
Lexohet për: 1 min.
f2
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka biseduar sot në telefon me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për raportet bilaterale midis dy shteteve dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Zyra e kancelarit gjerman njofton se kancelari federal foli gjithashtu për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin.

“Kancelari federal dhe presidenti serb ranë dakord të vazhdojnë shkëmbimin e tyre të hapur dhe të qëndrojnë në kontakt”, thuhet në njoftim.

Scholz dhe Vuçiq kanë biseduar edhe mbi projektet gjermane për minierat e litiumit në Serbi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024