Schneeberger i thotë Borrellit dhe Lajçakut: Kjo ndodh kur luftën kundër krimit e quani provokim
Lexohet për: 1 min.
Kati-Schneeberger-720x450-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar pas vrasjes së policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe plagosjes së një polici tjetër në veri të vendit nga grupe kriminale.

Schneeberger i tha shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, se kjo ndodh kur “luftën kundër krimit e quani provokim dhe e dënoni”.

“Kështu ndodh kur e qetëson Vuçiqin dhe luftën kundër krimit e quani provokim dhe e dënoni. Josep Borrel, Mirsolav Lajçak”, shkroi Schneeberger në Twitter.

Më tej, ajo tha se është koha për ta mbrojtur popullin e Kosovës e jo një autokrat, duke aluduar në Vuçiqin, i cili, sipas saj, po “bën lojëra të rrezikshme”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025