Scaloni: Kemi lindur për të vuajtur
Lexohet për: 2 min.
scaloni
2 vite më parë
Linku u kopjua

Argjentina e Scalonit fitoi Kupën e Botës 2022 duke mundur Francën me penallti në një nga finalet më emocionuese të Kupës së Botës ndonjëherë.

Edhe pse ishin duke avancuar me dy gola në pjesën e parë, “Albiceleste” lëshuan rezultatin duke pësuar dy gola brenda 97 sekondave me dhjetë minuta të mbetura, por pastaj rikthyen avantazhin me Messin në kohën shtesë dhe më pas pësoi një hat-trick nga Mbappé.

Megjithatë, Argjentina triumfoi me penallti dhe emocionoi edhe vetë trajnerin Lionel Scaloni.

“Ende nuk e kam kuptuar, është shumë mirë të jesh kampion bote”, tha i emocionuar ai.

“Ne mund të kemi vuajtur kaq shumë, por kjo skuadër është bërë të vuajë dhe di të reagojë ndaj gjithçkaje”, shtoi ai.

Në çdo rast, Botërori në Katar filloi me një disfatë të bujshme ndaj Arabisë Saudite për Argjentinën dhe për këtë pati një përgjigjet edhe vet Scaloni.

:"Jam i emocionuar dhe krenar për ekipin tim, pas kaq shumë kritikash tani le ta shijojmë triumfin sepse e merituam. Gjithçka falë lojtarëve të mi. Unë kam një grup të mrekullueshëm”, tha në fund ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025