SBASHK-u nesër proteston, sot shpaloset agjenda
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës sot do të shpalosë agjendën e protestës së 4 dhjetorit.
Sipas njoftimit të SBASHK-ut, në konferencën e sotme do të jepen detaje rreth qëllimit të protestës.
“Në konferencë do të jepen detaje rreth qëllimit të protestës së 4 dhjetorit dhe kërkesat që do të shpalosen në këtë protestë. Po ashtu në këtë konferencë për medie do të tregohet çfarë pas protestës së 4 dhjetorit dhe kryetari Rrahman Jasharaj bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut do të përgjigjen në të gjitha pyetjet e gazetarëve”, thuhet në njoftim.
Pas takimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, një ndër arsyet kryesore të kësaj proteste është përmendur bllokimi i negocimit për kontratën kolektive në arsim.
https://kosovapress.com/sbashk-ne-proteste-me-4-dhjetor-dhe-ka-nje-paralajmerim