Sauditët i ofrojnë Vinicius pesë miliardë euro
Sport
Lexohet për: 1 min.
Futbollisti Vinicius Junior ka marrë një ofertë të pabesueshme nga Arabia Saudite, sipas mediave spanjolle.
Nuk thuhet se për cilin klub bëhet fjalë, por gazeta Aouna pretendon se 24-vjeçari do të kishte një pagë të paprecedentë në botën e futbollit.
Cristiano Ronaldo (39) në Al Nassr saudit ka një pagë prej 263 milionë euro në vit, duke e bërë atë futbollistin më të paguar në botë. Sipas Footmercato, Vinicius do të merrte një kontratë pesëvjeçare me vlerë një miliardë euro në sezon.
Braziliani do të pyetej edhe për politikën sportive në klubin e ri, diçka si Kylian Mbappé te PSG një herë e një kohë. Vinicius do të bëhej edhe fytyra e Kupës së Botës, e cila duhet të mbahet në Arabinë Saudite në vitin 2034. Ai është te Reali qe nga viti 2018. Ai luajti gjithsej 279 ndeshje dhe shënoi 91 gola. Ai fitoi dy herë Ligën e Kampionëve dhe tri La Liga spanjolle. Javën e kaluar, ai përfundoi i dyti në Topin e Artë.