Sarri ‘godet’ Superkupën e Riadit
Lexohet për: 2 min.
Sarri
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ‘sulmoi’ gjysmëfinalen dhe finalen e Superkupës së Italisë që do të luhen në Riad nga e enjtja deri të dielën, duke e thënë se ky është një rast "merr paratë dhe ik".

‘Bianco-celestët’ do të luajnë në gjysmëfinale kundër Interit të premten,  një ditë pas duelit Napoli-Fiorentina.

“Është një shenjë e një lige që ka nevojë për para dhe i kërkon ato mënyra më pak të përshtatshme”, tha ish-shefi i Napolit dhe Chelseat, duke shtuar se ai është një person tradicional.

“Finalja e Kupës FA është luajtur për 120 vjet në Wembley”, tha Sarri për Dazn pas fitores ndaj Lecce-s në “Olimpico” me rezultat 1:0, dhe pastaj përsëriti konceptin në një konferencë për shtyp.

“Ky është gjithçka tjetër përveç sportit - është ‘merr paratë dhe vrapo’, në mënyrë miope. Në të njëjtin vend është luajtur edhe finalja e FA Cup për 120 vjet. Ne shkojmë të kërkojmë nëpër botë. Me të gjitha probleme, ju mbani Superkupën me katër ekipe. Nëse ky është futbolli modern, jam i lumtur që jam i vjetër”, tha ai.

Superkupa e Italisë do të shfaqë talentët e kampionit Napoli, Lazio-s, Inter-it dhe Fiorentina-s. Ajo nis me ndeshjen Napoli-Fiorentina më 18 janar në “Al-Awwal Park” në Riad të Arabisë Saudite, ndërsa ditën tjetër zhvillohet përballja Inter-Lazio.

Tifozët mund të presin një përballje emocionuese ndërsa skuadrat e luftojnë për një vend në finale, më 22 janar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024