Është mbajtur mbledhja komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të sekaretarit të Federatës së Hendobollit, Izet Gjinovci, me ç'rast drejtues të kësaj federate vlerësuan lartë kontributin e Gjinovcit dhënë për hendobollin në Kosovë dhe ndërkombëtarizimin e këtij sporti.
Presidenti i Federatës së Hendobollit, Eugen Saraçini duke kujtuar punën e përbashkët me Gjinovcin, theksoi se i ndjeri ka dhënë kontribut të veçantë për federatën, si dhe për ndërkombëtarizimin e hendbollit kosovar.Bashkëshortja e të ndjerit, Izet Gjinovci, Valbona Gjinovci me lotë në sy falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen në mbledhjen komemorative. Ajo theksoi se “unë nuk isha dashuria madhe e tij, sepse zemra e madhe e Gjinovcit rrehte për hendbollin.
Ndryshe, Izet Gjinovci ka kontribuuar në zhvillimin e hovshëm të ekipeve hendbollistike kombëtare, me dy kualifikime historike në Botëror dhe arritjen në nivele gjithnjë e më të larta me Kombëtaret A.
Varrimi i Izet Gjinovcit bëhet të martën nga ora 17:00 në varrezat e fshatit Makërmal në Komunën e Skënderajt.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...