Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet në Kotor theksoi se do të vendosin një fokus të madh në të ardhmen e tregut të përbashkët rajonal dhe integrimin brenda tregut të përbashkët evropian.
Ai theksoi se Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, para së gjithash sipas këndvështrimit tonë, përfaqëson një sinjal dhe përkushtim të qartë ndaj Bashkimit Evropian për transformimin ekonomik dhe demokratik të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Milojko Spajiq u ka bërë thirrje të gjithëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bashkëpunojnë drejt objektivit tonë të përbashkët që t’i hapet rrugë për përmirësimin e lehtësimit të tregtisë, integrimit rajonal, prosperitetit ekonomik si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për Shtetet Anëtare të BE-së.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...